Përkujtohet revolta e Spaçit/ Ish- të burgosurit politikë rikthehen në vendin e vuajtjeve…

Shpërndaje

51 vjet më parë, revolta e të burgosurve në Spaç të Mirditës do të trondiste seriozisht themelet e regjimit të egër komunist. Nisi si një incident i vogël mëngjesin e 21 majit të vitit 1973 mes një të dënuari dhe gardianit të Burgut, por përfundoi me revoltë të të gjithë të burgosurve.

Ish të burgosurit politikë u rikthyen  në vendin ku vuajtën dënimin, duke sjellë në kujtesë përfshirjen e tyre në revoltë, si dhe vuajtjet në këtë burg.

Qeveria ka propozuar që burgu i Spaçit të kthehet në muze, si simbol i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist.

Shpërndaje