Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Rreth orës 18.27, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj punonjesja e policisë Aldorjana Loshi, e cila dyshohet se është vetëvrarë, me armën e shërbimit.
Po kryhen veprime hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.