Është arrestuar me urdhër të SPAK, Arian Tuku, i akuzuar si i përfshirë në dy vrasje.
Sipas gazetares Dorjana Bezat, Arian Tuku është arrestuar në Itali, pak ditë pasi SPAK lëshoi urdhër arrest ndaj tij dhe dhjetëra personave të tjerë.
Tuku akuzohet për tentativë vrasjeje të Aleks Nikës, sigurim kushtesh për vrasjen e Durim Bamit, i përfshirë në grupe kriminale dhe armëmbajtje pa leje.
Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.