SPAK lëshon 50 urdhër-arreste! Nga Durim e Vlater Bami, Fatmir Hyseni dhe grupi Avdylaj, policia kontrolle në banesat e personazheve të njohur në krimit! Aksioni në disa qytete…

Shpërndaje

Një operacion policor kombëtar ka nisur mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër-arreste, ndërkohë që aksionet po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël, Durrës.

Mësohet se po zhvillohen kontrolle te Avdylajt, në Nikël në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit, si edhe në Vlorë, në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.

Shpërndaje