Interesi i infermierëve të rinj për të synuar vendet e Bashkimit Evropian vijon të mbetet i lartë. Shefi i departamentit Infermieri e Përgjithshme në Shkodër, Emiljano Pjetri, tregon se prej 4 vitesh rreth 30% e atyre që mbarojnë këtë degë kërkojnë të largohen.
Kjo mbetet edhe një ndër arsyet që dega infermieri mbetet më e kërkuara, ku interes të lartë pritet të ketë edhe vitin e ardhshëm akademik.
Shoqata e infermierëvë më herët tha se, që nga viti 2020 mbi 16 mijë infermierë janë larguar për të punuar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe Itali.