Ministrja Albana Koçiu në Shkodër për dezinsektimin/ Procesi fillon nga Shkodra, në zonat turistike Shirokë dhe Zogaj…

Shpërndaje

Nga Shkodra do të nisë procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin.

Për herë të parë në këtë proces është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodrës, në Shirokë dhe Zogaj. Ka qënë e cila ndau këtë lajm në një inpektim që bënë së bashku me kryetarin e Bashkisë Shkodër,  Benet Beci , në zonën e Shirokës.

Për kryetarin e Bashkisë Shkodër, nisja e këtij procesi është tejet e mirëpritur e aq më tepër në këtë periudhë përgatitjesh për sezonin turistik.

I gjithë procesi është shpjeguar nga Drejtoresha e Përgjithshme Institutit të shëndetit Publik,  Eugena Tomini.

Procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin rikthehet pas një ndërprerje pas pandemisë, ndërkohë që pikat turistike të Shkodrës janë të parat që nisin një proces të tillë.

Shpërndaje