Metamorfoza/ Pazari i Bajrit me killerin Dumani: Dua 1.2 mln € për Tafilaj. Bajri: Unë aq si jap sikur të më çohen ata që më kanë vdek…

Shpërndaje

Dosja me Nr.9, apo siç njihet ndryshe në publik si “Metamorfoza” përmban një seri komunikimesh tronditëse që zhvillohen mes emrave të njohur të botës së krimit të organizuar në Shqipëri.

Mes protagonistë në këtë dosje, nuk kishte se si të mungonte dhe vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, i cili shfaqet në dhjetëra komunikime me Behar Bajrin dhe kushëririn e tij, Bardhyl Mavraj.

Tashmë SPAK ka finalizuar hetimin dhe çështje ditësh dosjen “Metamorfoza”, do e kalojë për gjykim në gjykatën e posaçme, duke shpalosur 234 prova shkresore, plus dëshmi.

“Ora News” ka mësuar se pazare për vrasje që kapin shifra astronomike, tregti kokaine, vjedhje pronash, hetime të mbyllura, influenca me faktorët kryesorë të politikës shqiptare, bixhoz e shumë punë të tjera të botës së erret të krimit, dalin në këtë dosje, që padyshim nuk mungon as protagonizmi dhe dëshmia e Nuredin Dumanit.

Vetëm për vrasjen e Genc Tafilaj, Dumani i ka kërkuar Behar Bajrit, një shifër prej 1.2 milion euro, shumë kjo që ka çorientuar totalisht Bajrin, i cili i ka thënë në “Sky” Dumanit: “…“ça thua mër vlla, unë 1.200.000 euro, nuk i jap sikur të më çohen ato që kanë vdek…”.

Në 22 shtator 2023, bashkëpuntori i SPAK është pyetur për llogari të dosjes Nr.9 apo “Metamorfozës”, me qëllim s’qarimin e marëdhënies që ka pasur me Behar Bajrin dhe pazarin që mbylli me të për të kryer vrasje.

Bashkëpuntori në këtë dosje është marë i pandehur për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal në dëm të Dorian Dulit dhe Genc Tafilaj nga Shkodra.

Ai ka treguar rrethanat e njohjes dhe bisedat në “SKY” që ka zhvilluar me Behar Brajoviq alias Bajri, personat që kërkonte Behar Brajoviq, të vriste si dhe pagesën që ofronte.

fokusuar tek Dorian Duli….. Pasi Behari më bëri ftesë në “SkyEÇ” pseudonimin nuk ja kujtoj, kemi komunikuar bashkë gati përditë. Behari ishte interesuar të vriste Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin, po ashtu për Genc Tafilin më thoshte se donte ta vriste por nuk ishte shumë i fokusuar tek ky. Fillimisht unë i kam kërkuar Beharit, një shumë prej 1,200,000 euro, për vrasjen e Genc Tafilit por Behari më tha që nuk pranonte të paguante aq për Genc Tafilin, madje pati reagim kur ja thashë dhe me sa kujtoj më pati thënë: “…ça thua mër vlla, unë 1.200.000 euro nuk i jap sikur të më çohen ato që kanë vdek…”-thuhet në dosjen “Metamorfoza”.

Më tej në procedimin me Nr.9 tregohet se të dyja palët gjatë bisedës mes njëri-tjetrin, nuk kanë rënë dakord për fiksimin e një çmimi konkret për të kryer vrasjet.

Por gjatë kësaj bisede në “Sky”, Dumani, duke kuptuar që Bajrat nuk paguanin para për të kryer vrasjet, ka hedhur një ide, duke i propozuar Beharit të bënin një ndërrim vrasjesh mes dy grupeve./OraNews/

Shpërndaje