Gjykata e Posaçme dënoi me burg përjetë Laert Haxhiun. Ai u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në Lushnje në tetor të 2017, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.
Sipas SPAK, shënjestër e këtij atentati ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti që i shpëtoi plumbave. Më herët për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunetorët e ngushtë të Haxhiut.
Ky i fundit mbahet i arrestuar në Greqi prej rreth një viti. Nga ana tjeter autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Haxhiut që rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjerë kriminale
Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjes për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti. Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar katër vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.