Arrestohet autori i plagosjes së babë e bir një natë më parë në Shkodër…

Shpërndaje

Policia e Shkodres ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë së babë e bir një natë më parë në qytetin e Shkodres.

Ai është 26 vjeçari Aleksandër Morinaj banues në Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

DVP Shkodër arrestoi shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), banues në Shkodër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shpërndaje