EMRI/ “Tempulli 2”, Policia e Shkodres arreston 35 vjeçarin…

Shpërndaje

Shkodër

Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Tempulli 2”, është kapur shtetasi Amo Basha, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të vendimit të datës 22.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje