“Bosja” shqiptare prangoset në Kretë, policia i gjen në shtëpi mbi 10 kg dr*gë dhe bllokun e klientëve…

Shpërndaje

Një 40-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke në ishullin e Kretës në Ierapetra, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat lokale të ishullit raportojnë se bashkë me 40-vjeçaren është arrestuar edhe një 52-vjeçar grek. Dyshja bashkëpunonin për trafikimin dhe shitjen e drogës.

Gjatë kontollit në banesat e dy të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi ndër të tjera  10.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa, mbi 23 mijë euro cash, një makinë dhe bllokun e klintëve që u shisnin drogën.

Gjatë kontrolleve ne banesat e 2 të  arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar:

· 10 kilogramë e 586 gramë kanabis

· 13.5 gram kokainë

· Shuma e parave prej 23 770 euro dhe 50 paund britanike si të ardhura nga veprimtari të paligjshme

· 4 peshore

· 3 celularë

· Paketim najloni

· Pajisja mbyllëse hermetike

Gjithashtu është konfiskuar edhe një makinë,  e cila përdorej  për kryerjen e veprave penale.

Hetimi paraprak kryhet nga Departamenti i Sigurisë së Ierapetrës.

Shpërndaje