Mbi tre orë në SPAK/ Ish-deputeti Ralf Gjoni tregon arsyen pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme…

Shpërndaje

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni dha shpjegime për 4 orë me radhë në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ralf Gjoni nuk bëri asnjë koment në lidhje me sa dëshmoi në prokurori, por ndryshe nga ish-shefi i tij Ilir Meta, që ka ashpërsuar tonet ndaj SPAK, ish-deputeti theksoi se Struktura Antikorrupsion duhet mbështetur.

Ralf Gjoni: Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë.

Gjoni ka qene një nga njerëzit më të afërt të Metës si këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas deputet i LSI.

Rrugët e tij me Metën e Kryemadhin u ndanë në 2019, kur refuzoi të dorëzonte mandatin e deputetit.

SPAK mësohet ta ketë pyetur për marrëdhëniet që ka patur me Metën e Kryemadhin. Spak po heton për çiftin Meta-Kryemadhi për çështjen CEZ-DIA, kontratat e lobimit me SHBA dhe pasurinë e tyre.

Shpërndaje