Situata në territorin e bashkisë Pukë nga reshjet e borës…

Shpërndaje

➡️ Reshjet e sotme të dëborës, të cilat kanë përshkuar pjesën më të madhe të territorit të Bashkisë Pukë, i kanë gjetur strukturat tona të shërbimeve publike në gatishmëri të plotë, të cilat janë në terren që në orët e para të mëngjesit.

➡️ Me borëpastrueset dhe makineritë e tjera të duhura është ndërhyrë në aksin kryesor të qytetit si dhe në akset e brendshme, duke mundësuar qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve pa ndonjë problematikë evidente.

➡️ Ndërkohë, akset që lidhin njësitë administrative me qytetin dhe fshatrat me njëri-tjetrin janë të qarkullueshme dhe nuk paraqesin vështirësi në qarkullim.

➡️ Erërat e forta gjatë mbrëmjes së kaluar kanë krijuar disa dëmtime në pemët dekorative të përreth qytetit, ku nga ana e punonjësve të drejtorisë së shërbimeve publike po kryhet pastrimi i pjesëve të dëmtuara dhe këqyrja e mëtejshme e çdo peme, me qëllim evitimin e degëve të dëmtuara, të cilat mund të jenë një problematikë e shtuar për qytetarët dhe kalimtarët.

➡️ Situata është në monitorim të plotë dhe asgjë për t’u shqetësuar, pasi ekipet tona janë të angazhuara maksimalisht!

Shpërndaje