IKMT aksion në Velipojë, nis puna për prishjen e ndërtimeve pa leje…

Shpërndaje

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në plazhgin e Velipojës, ku do të nis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Bëhet fjalë kryesisht për bazamente betoni të “beach bareve” dhe ndërtime të tjera të evidentuara nga ky inspektoriat.

Aksioni vjen një ditë pas mbledhjes që zhvilloi ministrja Mirela Kumbaro me prefektët, ku la detyra specifike për secilin prej tyre. 

Shpërndaje