Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i dosjes hetimore në ngarkim të Nuredim Dumanit dhe 19-të të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe një seri veprash të tjera të rënda penale.
SPAK argumenton se, përmes ndryshimit të gjyqtares Shedula zgjidhet dhe konflikti i interesit, pasi gjyqtarja ka njohje me avokatin e të pandehurit Gentian Sharra. SPAK sqaron se mes avokatit në fjalë dhe gjyqtares Shedula kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. Kjo kërkesë vjen dhe për të respektuar zgjedhjen e të pandehurit për t’u mbrojtur nga avokati në fjalë.
GJKKO ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Nuredin Dumanit dhe 19 të akuzuarve të tjerë për ngjarje të rënda kriminale në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’, si grupi i strukturuar kriminal, vrasje me pagese, vrasje, trafik droge, vendosje tritoli në banesa, grabitje etj.