Dita e monumenteve, qytetarët në Shkoder: Duhet mirëmbajtje për shtëpitë karakteristike…

Shpërndaje

Nuk janë banesa të lagjeve periferike, por është zona muzeale e Gjuhadolit me shtëpitë karakteristike, të cilat njëherësh janë edhe monumente të kategorisë së dytë. Dita ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës ka rikthyer vëmendjen tek monumentet dhe vlerat e shumta historike që përmban qyteti i Shkodrës. Disa prej tyre me një nevoje emergjente për ndërhyrje.

Drejtorja rajonale e cultures, Besara Podgorica, tregon mbi planet që ky institucion ka në ruajtjen e monumenteve.

28 ndërtesa historike janë aktualisht në rrezik shembjeje në Shkodër dhe se në mjaft prej tyre muret duket se qëndrojnë në këmbë për inerci. Ndaj apeli në ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve arkelologjike i drejtohet institucioneve, por edhe pronarëve të këtyre shtëpive karakteristike që t’i mirëmbajnë ato.

Shpërndaje