Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin se po pengon hetimin e tij për sulmet e 7 tetorit…

Shpërndaje

Një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara akuzoi Izraelin se po pengonte në mënyrë aktive përpjekjet e tij për të mbledhur prova nga viktimat dhe dëshmitarët e dorës së parë të sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

“Deri sa i përket qeverisë së Izraelit, ne jemi përballur jo thjesht me mungesë bashkëpunimi, por me pengim aktiv të përpjekjeve tona për të marrë prova nga dëshmitarët dhe viktimat izraelite të ngjarjeve që ndodhën në Izraelin jugor,” tha komisioneri Chris Sidoti. Të martën në një konferencë të OKB-së për diplomatët në Gjenevë, organizuar nga Egjipti.

Komisioni Hetimor i OKB-së ka mbledhur prova të krimeve të luftës të kryera nga të gjitha palët në Izrael dhe në territoret e pushtuara palestineze që nga 7 tetori 2023.

Komisioneri i bëri thirrje qeverisë izraelite që të bashkëpunojë dhe u kërkoi viktimave dhe dëshmitarëve të ngjarjeve në Izraelin jugor të kontaktojnë komisionin. “Kemi kontakte me shumë, por do të donim të kishim kontakte me më shumë”, tha Sidoti.

Shpërndaje