Shqiptari që vrau mafiozin më të madh në Irak, gazetari shkodran: “Ka një ligj për të blerë jetën e tij”…

Shpërndaje

19-vjeçari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi ndodhet nën masa të rrepta sigurie në një burg në Irak.

Në një lidhje më Skype për emisionin “Jetë shqiptare” gazetari në Suedi Ervin Dushi shprehet se shteti suedez po ndërhyn maksimalisht që të riut t’i shpëtohet jeta pasi siç thotë ai Iraku ka një ligj ku mund të paguhet për të blerë jetën jo lirinë ndërsa shton se shuma nuk është bërë ende e ditur.

 “Ndodhet në masat te rrepat sigurie, ndërhyrja e shtetit suedez është maksimale dhe kanë arrit një lloj marrëveshje paraprake. Vetë Iraku ka një ligj ku mund të paguhet për të blerë jetën jo lirinë, por jetën e tij. Shuma nuk është bërë e dituar ende. Po mundohen t’i shpëtojnë jetën, por normalisht pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në burg“, tha Dushi ndërsa sjell historinë e shpërnguljes së familje së të riut nga Shqipëria drejt Suedisë të cilët nëpërmjet azilit fituan të drejtën e qëndrimit.  

Gazetari tregon se 19- vjeçari nuk mbahej si karakter nuk njihet problematik, por gjasat janë se gjendja ekonomike shtynë të riun të bëhet pjesë e grupeve kriminale, që mesa duket në Suedi po fillojnë të lulëzojnë kohët e fundit.

“Xhualiano Prenga pas liberalizimit të vizave ka udhëtuar drejt Suedisë, pasi ka pas një  çështje gjakmarrjeje dhe kanë kërkuar azil të cilëve i është pranuar. Kanë qenë banorë në veri të Shqipërisë, flasim rreth viteve 2011 qe kanë marrë lejen e qëndrimit, ndërsa sot janë shtetas.

Si karakter nuk njihet problematik në përmasa të mëdha, por është e vërtetë që ka qenë pjesë e grupeve të ndryshme në Suedi.

Suedia nuk është më i vendi i qetë, por është kthyer në një vend që kriminalitet po lulëzon dhe për fat të keq janë rinia ata që bëhen pjesë e grupimeve. Xhuliano ra viktimë sepse theksoj që grupet janë të forta.

Ai u bë pjesë e rekrutimeve në kushte të mungesës ekonomike. Karakteristika e tij ka qenë qetësia dhe ndoshta kjo ka qenë dhe arma e fortë që grupet e kanë pikasur. Nuk ka qenë vetëm, e kanë pritur të tjerë. Ndalimi është bëra nga një polic trafiku që ndodhej aty” tha gazetari.

Shpërndaje