Në konferencën para mediave para ndeshjes së nesërme ndaj Partizanit, trajneri Qatip Osmani ka theksuar se Vllaznia është mjaft e motivuar.
“Sigurisht që pas humbjes me Egnatian, shqetësim kryesor janë dëmtimet, por besoj që lojtarët që janë ankuar këto 3 ditë janë në gjendje më të mirë dhe do të jenë të gatshëm për lojë. Smajli është akoma në diskutim. Ai do të udhëtojë me ekipin, por do ta vendosim sot në stërvitje. Kjo ndeshje është një derbi. Përvec rezultatit pozitiv, është edhe ajo ana e prestigjit. Lojtarët janë të motivuar dhe janë të vetëdijshëm se një rezultat pozitiv na jep përparësi në renditje.
Në pozitën që ndodhemi ne dhe ekipi i Partizanit, është e pranueshme edhe 1 pikë, por megjithatë thashë që nuk duhet të orientohemi shumë në mbrojtje. Varet nga ecuria e ndeshjes. Kemi biseduar, kemi pasur dhe mbledhje. Është evidente se ne problemin në këto 3 ndeshje e kishim disa lojtarë jashtë forme, po mendoj është e kalueshme.
Një ndër faktorë të rëndësishëm është dhe fusha e mirë. Element pozitiv tifozët sepse janë dhe shumica e lojtarëve që janë mësuar të ketë tifozë në lojërat e Vllaznisë. Motivim shtesë janë dhe ato. Ne mundohemi sa më shpejt të dalim nga situata që jemi. Dhe në tabelë është shkurtuar diferenca nga vendi i katërt dhe pestë. Kemi punuar ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë. Shumë e rëndësishme për Vllazninë që të jetë fusha e mirë. Fusha e mirë është një ndër faktorët” – Tha ai.