Fëmijët e shkollës 9 vjeçare “Branko Kadia”, kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të sensibilizuar të gjithë në kuadër të nismës “Të mbajmë pastër ambjentin”.
Ky projekt ka ardhur si inisiativë e DRTK, Bashkinë Shkodër dhe nxnenesit e shkollës “Branko Kadia”. Fëmijët kanë pikturuar imazhe në kontenierët e mbeturinave duke kërkuar që të gjithë të mbajnë pastër ambjentin, pasi ajo është pasuria jonë e përbashkët
Fëmijët kane përzgjedhur personazhet më të dashur të animuar për fëmijët duke i pikturuar ato pranë kontenierëve të mbetjeve urbane, ndërkohë që kjo nisëm shërben si thirrje për të gjithë, qytetarët dhe bizneset që të kontribuojnë të mbajnë pastër ambjentin.