Turqit, 3 miliardë dollarë investime në Shqipëri…

Shpërndaje

Shqipëria synon të thithë më shumë investime nga Turqia, edhe pse shifra deri më tani arrin në 3 miliardë dollarë, si dhe të zbusë hendekun midis importeve dhe eksporteve.

Ky ka qenë dhe qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Turqi-Shqipëri.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Tiranë, thotë:

“Kemi marrëdhënie shumëvjeçare me Turqinë, por mundësitë për bashkëpunim dhe për të ulur deficitin tregtar janë më të mëdha. Ka një strategji për këtë sektor që investitorë nga Turqia të operojnë në Shqipëri, por kemi dhe një strategji përmes prodhuesve shqitarë që të rrisin shifrat e eksportit”.

Bilal Kara, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, shprehet:

“Në terma të investimeve, kompanitë turke deri tani kanë arritur 3 miliardë dollarë në sektorë të ndryshëm, kryesisht në sektorin bankar, energji, miniera, ndërtim, shëndetësi dhe edukim dhe këto investime  mundësojnë 15 mijë të punësuar në këto sektorë.  Ne i japim shumë rëndësi bashkëpunimit dhe marrëveshja që kemi bërë është një hap shumë i mirë për ta çuar atë përpara”.

Turqia konsiderohet si partner strategjik për Shqipërinë dhe zë vendin e tretë sa i takon niveli të investimeve në vendin tonë.

Shpërndaje