Ka ndërruar jetë ushtari i Forcave Ajrore të SHBA-së, Aaron Bushnell, i cili i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Washington pasi, sipas fjalëve të tij, nuk donte të ishte “pjesëmarrës në gjenocidin” e Gazës, njoftoi Policia Metropolitane, transmeton Anadolu.
“Nuk do të marr më pjesë në gjenocid. Tani do të organizoj një protestë shumë të dhunshme, por veprimi im nuk është një problem i madh përballë asaj që po kalojnë palestinezët nga duart e pushtuesve”, ishte shprehur 25-vjeçari Aaron Bushnell, i cili ishte në detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së, para se të derdhte benzinë mbi veten dhe të vetëdigjej.
“Liri për Palestinën!”, bërtiti Bushnell në një kostum kamuflazhi derisa iu ndal fryma.
Sipas pamjeve të bëra publike, policia e ambasadës dëgjohet duke e pyetur “A mund t’ju ndihmoj?”, dhe më pas duke i thënë “Shtrihu në tokë”, kurse polici tjetër thotë: “Kemi nevojë për një zjarrfikës, jo për armë”.