DRTK Shkoder aktivitet dedikuar gjurmimit të memories historike dhe peisazhit arkitektonik…

Shpërndaje

Ecjen tematike 🚶 këtë të Enjte ja dedikuam gjurmimit të memories historike dhe peisazhit arkitektonik 🏢urban të lagjes ‘Gjuhadol’ dhe rrugës ‘Kol Idromeno’ të qytetit të Shkodrës.

Në 5 ndalesa përgjatë Qendrës Historike; 📍Katedralja e Shën Shtjefnit, 📍Banesa ku jetoi Kol Idromeno, 📍Truma e Dugajve të Reja dhe 📍Fushë-Çelë, fëmijët u njohën me pikëtakime interesante të rëndësishme për zhvillimin e qytetit.

Krahas ndjesisë së bukur që të fal trashëgimia, përmes fotografisë📷🎞️ dhe gjë e gjëzave 📝 fëmijët, të udhëhequr nga specialisti Helidon Sokoli u inkurajuan të ndanin përvojat dhe njohuritë e tyre si një ndërlidhje mes ndjesisë e krenarisë ndaj trashëgimisë së qytetit.

🙏Falenderojmë shkollën 9 -vjeçare ‘Martin Camaj’ 🧑‍🎓për energjinë pozitive që i dha kësaj eksperience frymëzuese.

Shpërndaje