Euro do të zhvlerësohet, BSH: Do ndikojë në frenimin e rritjes së çmimeve…

Shpërndaje

Banka e Shqipërisë pret që leku të vazhdojë të forcohet në krahasim me monedhat e huaja.

Në raport shtohet se kursi i këmbimit do të luaj rol në frenimin e rritjes së çmimit.

Turizmi dhe investimet e huaja janë të ardhurat që do të ndikojnë në këtë situatë

Leku do të vazhdojë të fitojë pikë ndaj monedhave të huaja edhe këtë vit.

Në raportin e politikave financiare të bankës së shqipërisë thuhet se kursi i këmbimit do të vijojë të ndikojë në uljen e inflacionit dhe qëndrimin e tij në parashikimin e 3 për qindëshit.

Janë investimet e huaja dhe turizmi dy faktorët kryesor që do ushtrojnë presion në forcimin e parasë vendase

Euroe aktualisht këmbehet me 103.8 lekë dhe dollari me 94, duke mbajtur një vlerë thuajse të njëjtë prej 15 dhjetorit.

Në grafikun e bankës së shqipërisë shihet se ka qenë  fundi i shkurtit të vitit 2023 pika e zhvlerësimin të monedhave të huaja kur një euro shkëmbehej me 115 lekë, duke zbritur në 101 në gusht duke shënuar një rënie rekord.

Çka pritet që fenomeni të vijojë edhe këtë vit

ecuria e kursit të këmbimit ka sjellë ndikim edhe në eksporte dhe importe duke shënuar nëj rënie me 11.2 për qind.

Po ashtu dhe sektori i fasonerisë ka shprehur shqetësimin e humbjeve të mëdha.

Për këtë është kërkuar marrja e amsave për të përmirësuar teknologjinë, por dhe është theksuar se është diversifikuar burimi i të ardhurave duke u rritur në sektorin e turizmit dhe investimet çka ndikon dhe në rënien e papunëisë.

Shpërndaje