Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny ndërron jetë në burg…

Shpërndaje

Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny, i cili ishte i burgosur, ka ndërruar jetë, njofton shërbimi i burgjeve të rajonit Yamalo-Nenets, ku ai ishte duke e vuajtur dënimin.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre të internetit të premten, Shërbimi Federal Penitenciar i Qarkut Autonom Yamalo-Nenets tha se Navalny “u ndje keq” pas një shëtitjeje të premten dhe “pothuajse menjëherë humbi vetëdijen”.

Nga Shërbimi Federal Penitenciar i Qarkut Autonom Yamalo-Nenets thanë se stafi mjekësor ishte thirrur menjëherë, por se ata nuk ishin në gjendje të ringjallnin Navalny, duke shtuar se arsyeja e vdekjes është duke u analizuar.

Shpërndaje