Prova e ekzistencës…

Shpërndaje

Nga Marlind Laçi

Prova e ekzistencës.

Aq shumë e ka shqetësuar nomeklaturën politike shqiptare prezenca masive politike e sociale e muslimanëve në sheshet e kryeqytetit aq sa ka tronditur themelet dhe ka çuar dëm të gjitha përpjekjet 30 vjeçare për prozelitizëm e gjenocid kulturor të ‘planifikuesve’ ndaj muslimanëve shqiptar.

Nomeklatura në tërësi nuk humbet as një moment për të kolektivizuar fajtorët qoftë edhe moralisht vetëm e vetëm që figurën kolektive të një muslimani ta personifikojnë e trajtojnë si një figurë e huaj dhe tepër e rrezikshme për kulturën shqiptare.

Nëpërmjet mediave të pushtetit merret një rast i izoluar amoraliteti e papërgjegjshmërie dhe goditet Islami, hera herës, pa dashje, edhe me ‘duart’ e atyre që ngrihen lart në xhami.

Shpërndaje