Një libër dedikuar grave dhe vajzave, historive reale, sakrificave të tyre, përkushtimit të tyre në jetë, familje dhe shoqëri. Parashqevi Qiriazi, Shote Galica, Shën Tereza, Marie Kraja janë disa nga figurat që sjell në vëmendje libri i autores Neda Balluku, titulluar “Të parat”.
Autorja shprehet se ky është vëllimi i parë i librit pasi ka ndërmend të botojë për lexuesit edhe të dytin.
Më tej Neda Balluku jep mendimin e saj në lidhje me rolin e gruas në shoqërinë e sotme shqiptare.”Të parat” është i dyti për autoren Neda Balluku. Ai vjen 11 vite pas librit të saj të parë.