U përfol se teatri “Migjeni” do të shkrihej/ Reagon drejtori Arian Çuliqi: Nuk ka asgjë të vërtetë, jemi në kulmin e provave…

Shpërndaje

Pas lajmit që ka qarkulluar në opinionin publik për një shkrirje të teatrit “Migjeni” në Shkodër ka reaguar vetë drejtuesi i këtij institucioni.

Arjan Çuliqi shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë, madje thotë se jemi në kulmin e provave për disa aktivitete që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër gjatë të gjithë vitit 2024. Drejtori i teatrit “Migjeni” foli rreth aktiviteteve më të afërta që nisin me “Bilbilat e Vegjël”, “Mbretëresha e dëborës”, një premierë për fëmijë dhe festivalin e teatrove për të rinj.

Me vendim të Këshillit të Bashkisë Shkodër, institucionet kulturore janë përfshirë në një proçes ristrukturimi, në të cilat është krijuar një ndërmarrje e veçantë për mirëmbajtjen e tyre me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike.

Ndërkohë, menaxhimi i këtyre institucioneve si teatri, galeria, biblioteka, muzeu, vendi i dëshmisë dhe kujtesës, do të vijojë me tagër të drejtuesve të këtyre institicioneve, që do të merren totalisht me krijimtarinë artistike dhe kulturore të këtyre institucioneve.

Shpërndaje