“Familja dhe edukata familjare e Muhammedit” ishte ky libri që u promovua në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, dega e djemve. Libri prek disa nga çështjet substanciale që kanë të bëjnë me familjen si institucioni më i rëndësishëm i shoqërisë.
Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.
Në kushtet kur familja po përballet me një krizë në vetvete, libri merr një tjetër vlerë.
Për teologun Besim Barbullushi ky është libri i parë i tij, ndërsa ai ka dhënë kontribut në mësimdhënie në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”.