Ish-thertorja “ngjyroset” nga Murali/ Fëmijët iu bashkuan artistëve në proçesin e muraleve pranë urës së Bunës…

Shpërndaje

Me ngjyra dhe motive përmes së cilës identifikohet një pjesë e trashëgimisë së pasur kulturore të Shkodrës, pozicionuar në një pikë sa turistike aq edhe të diskutueshme për nga imazhi i saj u organizua proçesi i artit të muraleve.

Ish-Thertorja pranë urës së vjetër të Bunës nisi të marrë ngjyra nga artistët e rinj përmes punimeve dhe krijimeve artistike.Aktiviteti erdhi i organizuar nga Bashkia e Shkodrës.Fëmijët e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës jo vetëm u njohën më nga afër me artin e muraleve por u përfshinë duke dhënë një mesazh pozitiv për qytetin.

Shpërndaje