Policia izraelite tenton të bllokojë gazetarët, përdor armën për të thyer kamerën e tyre…

Shpërndaje

Policia izraelite është përpjekur të pengojë gazetarët turq që të mbulojnë ngjarjet në Qytetin e Vjetër të Kudsit, me një oficer të policisë që theu video-kamerën e gazetarëve, raporton Anadolu.

Gazetarët e transmetuesit kombëtar turk ‘TRT Haber’ po raportonin për forcat izraelite që bllokonin dhe përdornin forcë kundër palestinezëve që ishin drejtuar për në xhaminë Al-Aksa për të falur namazin e xhumasë.

Policia ndërhyri fizikisht ndaj ekipit të ‘TRT Haber’, duke thyer kamerën e tyre me tytën e armës derisa ekipi i medias po punonte për të mbuluar ngjarjet në rajonin e paqëndrueshëm.

Megjithëse kamera u dëmtua, reporteri i TRT-së tha se ata do të vazhdojnë të mbulojnë sulmet e vazhdueshme në Palestinë. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, policia izraelite hodhi gaz lotsjellës në zonën ku ndodhet xhamia.

Duke denoncuar pengesat e përhapura me të cilat përballen besimtarët paqësor muslimanë, një korrespondent i TRT-së raportoi se Izraeli ndalon tubimin për falje të namazit jashtë xhamisë Al-Aksa.

Ka pasur shumë raste të mëparshme të forcave izraelite që përpiqeshin të pengojnë ekipet e TRT-së të raportonin në Rripin e Gazës dhe Kuds.

Këtë javë, forcat izraelite përsëri penguan rrugën e namazit të xhumasë, duke vendosur kufizime ndaj palestinezëve që kërkonin të falen në xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Të paktën 195 palestinezë janë vrarë dhe mbi 2.500 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori pasi grupi palestinez i rezistencës Hamas nisi një ofensivë të befasishme në Izrael.

Izraeli në përgjigje nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke lënë të vrarë të paktën 11.500 palestinezë, përfshirë rreth 7.900 gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur mbi 29.800 të tjerë.

Shpërndaje