Në 2024, pagat rriten mesatarisht me 90 euro në muaj/ Zbardhet afati, ja kur nis shtesa…

Shpërndaje

Kryefjala e buxhetit për vitin që vjen duket se është rritja e pagave, reformë që  nisi këtë vit dhe përmbyllet me objektivin e qeverisë, për pagë mesatare 900 euro, në vitin e ardhshëm. Pranvera Resulaj deputete e Partisë Socialiste, ishte e ftuar në emisionin E-ZONE në Vizon Plus, e cila tha se me fondin prej 11 miliardë lekë të vëna në dispozicion nga qeveria, pagat në shtet rriten mesatarisht me 90 euro më shumë.

Ne kemi një shifër prej 184 mijë punonjës të administratës shtetërore, ku përshihen dhe ata të pushtetit lokal. Në këtë shifër janë dhe sektori i shërbimeve, ku përfshihen mësues, mjekë, policë, punonjës të emergjencave etj, të cilët në vitin që vjen do të pësojnë një rritje page mesatarisht 90 euro në muaj, me këtë rritje të dytë, ne realizojmë objektivin tonë për ta bërë pagën mesatare në administratë publike 900 euro.- u shpreh Resulaj

Por kur do të nis aplikimi i rritjes së pagave?

Nga muaji korrik të gjitha kategoritë e  punonjësve do të marrin shtesën e pagës-njoftoi Resulaj

Shpërndaje