Zjarr masiv në aerportin ndërkombëtar të Lutonit në Londër, anulohen të gjitha fluturimet…

Shpërndaje

Një zjarr masiv shpërtheu në aerportin ndërkombëtar të Lutonit në Londër pak para mesnate.

Flakët nisën në garazhn e sapondërtuar të terminalit 2 teksa mbetën të lënduar 5 persona.

Të gjitha fluturimet në Aeroportin Luton i cili është edhe më i frekuentuari nga shqiptarët janë pezulluar deri në orën 4 të pasdites.

Numri i autmjeteve të prekura nga zjarri është rreth 1500, pjesa më e madhe e të cilave të djegura plotësisht.

Paraprakisht zjarri dyshohet aksidental nga një automjet që mbërriti në parking dhe më pas u përhap në automjetet e tjera.

Zjarrfiëksit punuan deri në orët e para të mëngjesit për të vënë nën kontroll flakët ndërsa puna do të vijojë për të pastruar të gjithë terminalin deri në rikthimin në normalitet.

Mbi 30 mijë udhëtarë mendohet të jenë prekur nga incidenti. Autoritetet kanë udhëzuar pasagjerët e linjave ajrore të kontrollojë në kompanitë përkatëse statusin e fluturimit përpara se të bërrijn në aeroport.

Shpërndaje