Ky sezon turistik mund të konsiderohet i suksesshëm për Velipojën. Edhe jemi në muajin shtator , vazhdon të ketë fluks të lartë pushuesish. Administratori i Velipojës Klodian Shyti për RTSH tregon se përveç shtetasve kosovarë të cilët janë fanatik të këtij plazhi, këtë vit risi kanë qënë edhe turistët e huaj kryesisht ato çek, polak dhe gjerman.
Duke qënë se mbetjet vijojnë të jetë sfidë për zhvillimin e turizmit, kreu i njësisë Velipojë thotë se Bashkia Shkodër ka hartuar një plan për trajtimin e mbetjeve në të gjitha bizneset që ti marrë derë më derë dhe ti dërgojë në vendet e përcaktuara për depozitimin e tyre.
Prioritet për pushtetin vendor është rruga Shëngjin-Velipojë e cila do të shkurtojë distancën prej rreth 65 km në 15 km dhe kohën e udhëtimit në 15 minuta. Vetëm 30 km larg Shkodrës, Velipoja është pika kryesore turistike e qarkut, që për shumë kend konsiderohet si një ndër plazhet më me vlerë në vend, për vetë gjatësinë e vijës bregdetare që jo shumë vende e ofrojnë në Shqipëri.