Evropa “lë në baltë” Italinë/ Klandestinët nuk shpërndahen në BE. Franca, Gjermania e Polonia refuzojnë: Kthejini!…

Shpërndaje

Franca e Gjermania së bashku me Poloninë kanë refuzuar idenë e shpërndarjes së klandestinëve në të gjithë Evropën. Alarmit të ngritur nga Italia ata iu përgjigjen me këshillën për të përshpejtuar shqyrtimin e kërkesave për azil dhe kush se meriton të kthehet në vendin e tij. Më tej propozohen kontrolle të shtuara në det dhe ajër.

Kërkesat e Italisë për shpërndarje të emigrantëve që zbresin në brigjet e saj nuk po gjejnë mbështetje.

Minitri i Jashtëm i Francës në prag të nisjes së vizitës në Romë deklaroi se vendi i tij nuk po përgatitet që të presë klandestinet që kanë mbushur Lampeduzën.

Megjithatë ai shton se Parisi do të ndihmojë në kontrollin e kufijve.

“Do të ishte një gabim nëse do të konsiderohet që emigrantët sapo hyjnë në një vend të unionit të shpërndahen në të gjithë Evropën, përfshirë edhe Francën”, tha Darmanin për mediat.

Më tej, ai këshillon që për të mbrojtur kufijtë e jashtëm do të duhet që kërkesat për azil të shqyrtohen menjëherë, në mënyrë të përshjetuar.

Nëse aplikimet nuk janë të përshtatshme, tha ai, atëherë ata do të duhet të kthehen në vendet e tyre.

Edhe Polonia nuk ka pranuar të marrë emigrantët që hyjnë në kufijtë e BE në mënyrë të paligjshme.

Kryeministri Mateusz Moraëiecki në një postim në tëitter shkruan se vendi I tij nuk do të thuhet dhe se nuk do të lejëjojë askënd që hyjë në territor.

“Gratë dhe fëmijët polakë do të jenë të sigurt!”, shkruan ai.

Edhe Gjermania mbështet idenë për më shumë mbikqyrje. Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser tha se mbështet propozimin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më shumë kontroll ajror dhe detare të kufijve të jashtëm.

“Nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, përndryshe nuk do ta kemi situatën e migracionit nën kontroll”, saktësoi ministrja. Ndërkaq në Lampeduzë vetëm mëngjesin e së hënës kanë mbërritur 1104 klandestinë.

Shpërndaje