Drishti i “100 fshatrave” lihet në harresë/ Mbijetesa e banorëve sigurohet me bujqësi…

Shpërndaje

Drishti një fshat me bukuri natyrore të veçanta, 15 km larg Shkodrës pjesë e njësisë administrative Postribë është lënë në harresë.

Ndonëse jetojmë në vitin 2023 kjo zonë të kthen shumë pas në histori. Gratë e fshatit merren me punët e bujqësisë ndërsa burrat me ndërtim. I përfshirë në “100 fshatrat turistik të Shqipërisë”, një projekt i lançuar nga qeveria 5 vite më parë, Drishti ende nuk është përfshirë në investimet dhe mbështetjen e programit 4 vjeçar.

Në një distancë 6 km nga Ura e Mesit, gjendet kalaja e Drishtit një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës i piketuar për t’u pasur në konsideratë nga politikat për turizëm kulturor në këtë zonë, pavarësisht dëmtimit të skajshëm të saj. Edhe Ura e Mesit një atraksion i  vizitueshëm nga më shumë se 3 mijë turistë çdo vit, ka filluar një degradim të madh, si për nga dëmtimi i parmakëve, prishja e kalldrëmit të tij, etj.

Ndonëse është një ndër perlat më të bukura natyrore , zona e Drishtit mbetet ndër më të varfërat në bashkinë e Shkodrës.

Shpërndaje