Hiqen serish 5 ton mbetje në lagjen “Tepe”/ Benet Beci apel subjekteve: Do të monitorohen!…

Shpërndaje

Për të dytën herë brenda njē muaji, ështē ndërhyrë sot në rrugën “Tepe”, në lagjen 4 të qytetit, për pastrimin e një tjetër pike të ndotur nga hedhja pa kriter e mbetjeve dhe inerteve.

Nga kjo pikë janë hequr me fadromë afro 5 ton mbetje. Zona e njohur si Kodrat e Tepes, në qytet, është një ndër më problematikët sa i takon dopozitimit të mbetjeve, kryesisht atyre industriale dhe inerte të hedhura prej vitesh nga subjekte të ndryshme.

Për mospërsëritjen e këtij fenomeni, Bashkia paralajmëron subjektet se do të monitorohen dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të tilla do të merren masa ndëshkuese.

Shpërndaje