Prej rreth 8 vitesh banorët që jetojnë pranë ish-Fermentimit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Ndërsa e vetmja mënyrë për ta siguruar është mbushja në lagje të tjera ose blerja e ujit.
Banorët thonë se edhe pse kanë bërë disa herë kërkesa bashkia nuk ka kryer asnjë investim ndërkohë që edhe pse janë pa ujë të pijshëm pushteti vendor nuk harron të vjelë rregullisht taksën e ujit. Ndërsa një ditë më parë Arqipeshkvi i Shkodër-Pult Angelo Massafra gjatë një takimi me Kryetaren e Këshillit të Qarkut Marina Duhani ngriti shqetësimin e këtij komuniteti të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit vendor për të bërë të mundur të rikthimin e ujit të pijshëm.