Pamje rrëqethëse vijnë nga Philadelphia, një qytet në bregun lindor të SHBA-së, i cili kohët e fundit është “më i famshëm” për problemet e tij të mëdha me të varurit nga droga.
Një video tregon tre të rinj sosh, ku bjëri prej tyre po tenton të ngrihete dy të tjerët qëndrojnë të “përkulur” dhe për pak sa nuk bien në tokë.
What happened to Philadelphia? pic.twitter.com/nG6HMvFhjt
— Ian Miles Cheong (@stillgray) July 17, 2023
“Droga i ka bërë si zombie. Kjo është diçka si nga një film horror. Horror…”, thuhet në komente të ndryshme të banorëve vendas, , të cilët shkruajnë se gjithnjë e më shumë lagje të qytetit janë prekur nga një “epidemi” e varësisë dhe se kanë frikë të dalin në rrugë.
Regjistrimi është bërë në Kensington, ku së fundmi droga e “hit” është Xylazine, e njohur edhe si “tranq”. Është një qetësues për kafshët që përdorin të varurit për të rritur efektin e heroinës, kokainës dhe fentanilit.
Ky medikament është aq i fuqishëm sa Shtëpia e Bardhë së fundmi e shpalli atë një “kërcënim”.
Mediat amerikane shkruajnë se një nga pasojat e konsumit është përkeqësimi (kalbja) e mishit, për këtë arsye fitoi edhe pseudonimin “droga zombie”.
Përveç Philadelphia-s, ky medikament është gjithashtu i përhapur në Neë York-un fqinj.
“Ne duhet ta heqim këtë medikament nga rrugët dhe nga komunitetet tona. Gjithnjë e më shumë njerëz po vdesin prej tij dhe ky është një shqetësim i madh,” tha këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Neera Tanden.
Në videon e dytë shihet një nga vendbanimet e shumta të tendave që kanë “lindur” në qytet, ku ka shiringa të shumta të hedhura në dysheme, njerëz nën ndikimin e lëndëve narkotike që mezi ecin, të pastrehët flenë në qiell hapur…
This is Philadelphia, USA.
— Rev Laskaris (@REVMAXXING) July 17, 2023
While the United States Government invest trillions of dollars into war, the streets of America look like this.
America is failing⬇️ pic.twitter.com/YMA1K49PUT
“Kjo është një tregti droge ditën për diell”, thotë një banor i tronditur. /tesheshi.com/