Respektimi i vijave të bardha si nga drejtuesit e mjeteve po ashtu dhe nga këmbësorët duket se nuk zbatohet në qytetin e Shkodrës. Në shumicën e rasteve automjetet qarkullojnë edhe pse këmbësori nuk ka mbaruar lëvizjen. Por ka dhe raste të tjera kur vetë qytetarët nuk i respektojnë këto vija të bardha.
Qytetarët thonë se kryesisht vijat e bardha nuk respektohen nga drejtuesit e automjeteve Qytetarët pranojnë se masat ndëshkuese do të vlejnë për ndërgjegjësimin e tyre. Nuk kanë qenë të pakta rastet e aksidenteve të këmbësorëve në rrugët brenda qyteteve për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës, si nga këmbësorët ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve.