Kabllot krijojnë rrjeta merimangash/ Qytetarët shkodranë kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve…

Shpërndaje

Tela dhe kabllo elektrike i gjen të shpërndara pothuajse në çdo lagje të qytetit të Shkodrës. Rruga e azilit në qytetin e Shkodrës është një nga zonat që përballet më së tepërmi me një problematikë të tillë. Qytetarët shprehen se tashmë ka adhur koha që insitutcionet përgjegjëse të marrin masat e duhura për zgjidhjen e këtij problemi.Frika e kontaktit me rrymën elektrike prej vitesh është prezente për të gjithë kalimtarët e kësaj rruge, por edhe për banorët e kësaj lagje.

Krahas kabllove elektrike edhe ato të linjave të internetit janë bërë sëbashku duke krijuar një rrjet mbi kokat e kalimtarëve. Ndonëse banorët janë ankuar prej kohësh, as nga kompanitë e internetit dhe as nga ato të elektrikut nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e këtyre shtyllave të cilat qëndrojnë si minë me sahat në çdo rrugë të Shkodrës. Në të gjithë botën rrjeti i internetit apo kompanive të tjera funksionon nën/tokë, por vetëm në Shqipëri ai ende nuk po arrin të stabilizohet përfundimisht.

Afatet e lëna nga bashkitë dhe AKEP kanë mbetur prej vitesh në letër, duke u kthyer në një telenovelë mes tyre dhe kompanive që kanë interesa në lojë.

Shpërndaje