Rrezikonte të zhdukej, por për fat të mirë iniciativa e shqiptarëve që jetojnë në SHBA, bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën për tu shndërruar në një muze të mirëfilltë. Këta të fundit bashkë me trashëgimtarë të fisit të Çun Mulës, kanë arritur që të mbledhin shumën prej 300 mijë dollarësh për të nisur punën për rikosntruksionin e banesës.Stërnipi i Çun Mulës, Emir Bajraktari 84 vjeç, thotë se ky është një lajm i mirë dhe i është mirënjohës gjithësecilit që ka kontribuar në mbrojtjen e vlerave historike e kulturore.
Ndonëse disa prej relikeve që i përkisnin dikur shtëpisë së Çun Mulës janë zhdukur, ky muze do të pasurohet me sende që përfaqësojnë pasurinë kulturore materiale të trevës së Malësisë së Madhe. Mbi 1200 metra katror sipërfaqe në tre kate, bashkë me çatinë do rikonstruktohen komplet.
Gjithashtu, do të rinovohet edhe oborri me parkingun dhe ndarjet ndihmëse të saj. Rikonstruksioni i kullës bashkë me varrin ku prehen eshtrat e Çun Mulës pritet ta kthejnë zonën në një atraksion për vizitorët.Si delegat i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Çun Mula kishte rol të rëndësishëm në drejtimin e vullnetarëve të Lidhjes, të cilët luftuan kundër Malit të Zi në mbrojtje të Plavë e Gucisë në vitin 1879 dhe Hotit e Grudës, në vitin 1880.