Krahas problematikave të shumta që kanë shoqëruar prej shumë kohësh pedonalen e Urës së Bunës siç është, dëmtimi i stolave dhe koshave , tregtimi i rrobave apo paisjeve elektroshtëpiake , një problem tjetër shqetësues është edhe lëvizja në këtë shëtitore i motorrëve të cilët e kthejnë këtë rrugë të pasigurt, duke u bërë burim aksidentesh .Qytetarët të cilët dalin shpesh për të ecur shprehen se kjo gjë nuk është normale dhe kërkojnë që këto mjete të mos lëvizin në këtë pedonale.
Pedonalja e Urës së Bunës është mjaft e frekuentur kryesisht gjatë stinës së pranverës dhe verës ku numri i qytetarëve që shëtisin përgjatë kësaj shëtitore është i lartë, ndaj lëvizja me mjete motorrike kthehet në një problem shqetësues për qytetarët shkodran .