Naim Haxhija nga Shkodra mbi 66 vite rrobaqepës/ Ai e ka nisur këtë zanat që në moshën 14-vjeçare…

Shpërndaje

Sot është 80 vjeç por çdo ditë atë e gjen në atelienë e tij ku i kalon jo më pak se 5 orë në ditë duke punuar në zanatin e tij si rrobaqepës ndonëse në jetën e tij Naim Haxhija ka ushtruar edhe profesionin si mësues.

“E ka nisur si rrobaqepës që në vitin 1957 kur akoma nuk i kishte mbushur 14 vjeç por Naimi nuk i ka harruar asnjëherë personat që e ndihmuan të bëhej pjesë e këtij zanati.Në pjesën më të madhe të rasteve ka qepur kostume për burra por nuk i ka përjashtuar as veshjet për gra.

Ndonëse ka mbi 66 vjet që e ushtron Naimi thotë se çdo ditë mëson gjëra të reja nga ky zanat dhe se klientët kanë kërkesa ndonjëherë edhe të çuditshme në jo pak raste.”Zanati nuk të lë asnjëherë pa bukë” , thotë Naimi.

Rrobaqepësi i pasionuar Naim Haxhija ka edhe një mesazh për më të rinjtë.Përvoja e tij e gjatë është shpërblyer gjithnjë me respektin që njerëzit në Shkodër gëzojnë për të.

Shpërndaje