Punimet që u ndërprenë për ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikleta kanë nisur gjatë këtyre ditëve. Aktualisht po punohet për hedhjen e ziftit në segmentin nga Xhabija në Parrucë.
Qytetarët thonë se ky investim i shërben shumë pedaluesve të biçikletave pasi eviton aksidentet dhe lehtësojnë trafikun. Një tjetër problem vijon të jetë zënia e këtyre korsive nga parkimet e e makinave duke bërë kështu që përdoruesit e biçikletave ta kenë të vështirë lëvizjen në këtë korsi.
Në vitin 2018 kur nisi puna për studimin e trafikut, u hartua edhe një raport, sipas të cilit, nga 1946 qytetarë të pyetur rezultoi se 651 prej tyre e vlerësonin “shumë keq” situatën lidhur me numrin e korsive të biçikletave, 520 e vlerësuan “Keq”, 531 “Mjaftueshëm”, 180 “Mirë” dhe vetëm 65 prej tyre “shumë mirë”.