U vra në vitin 97-të në krye të detyres, një rrugë në Shkodër merr emrin e Remzi Hoxha…

Shpërndaje

Një rrugë në qytetin e Shkodrës ka marrë emrin e dëshmorit të atdheut Remzi Hoxha këtë të mërkurë. Remzi Hoxha është shpallur Dëshmor i Atdheut dhe qytetarë nderit i Shkodres. Ai kishte detyrën e shefit të armatimit në komisariatin e policisë së Shkodrës ku për shkak të detyrës ai u vra në vitin 1997. Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi vendim për të emëruar një rrugë në nderë të tij. Mes familjarëve dhe kolegëve prezente në këtë ceremoni ishte edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia.

Ndërkohë Agron Jahja shef I burimeve njerëzore në policinë e Shkodrës vlerësoi kontributin e dhënë ndër vitë Remzi Hoxha në rradhët e policisë.

Erjan Hoxha djali I Remzi Hoxha falenderoi të pranishmit për nderimin që iu bë babait të tij të ndjerë.

Emërtimi I kësaj rrugë edhe si një nderim dhe vlersim I kontributit të dhënë nga Remzi Hoxha ndër vite.

Shpërndaje