Të premten në datën 16 qershor do të zhvillohet mbledhja e parë e këshillit të ri të Bashkisë Shkodër,dalë nga zgjedhjet e 14 majit. Betimi i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Shkodër dhe Këshilltarëve Bashkiak mbeten pikat kryesore të rendit të ditës në mbledhjen e parë të konstituimit.
Ndërkohë që një ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër zhvilloi seancën e vlefshmërisë së mandatit të Benet Becit i dalë nga zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që pritet zbardhja e vendimit të gjykatës siç bën të ditur avokatja përfaqësuese e Kryetarit të zgjedhur Benet Beci.
Në total sipas njoftimit të dhënë për mediat në rend dite janë zgjedhja e komisionit të mandateve, miratimi i mandateve dhe betimi i anëtarëve të këshillit,zgjedhja e kryetarit dhe zëvendës kryetarëve të këshillit bashkiak, Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë, zgjedhja e këshilltarëve që përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut!
Zyrtarisht pas kësaj mbledhje Benet Beci nis punën në detyrën e Kryebashkiakut të Shkodrës.