Një rrugë e qytetit merr emrin e dëshmorit Ardian Kodra/ Këshilli i Bashkisë Shkodër organizon ceremoni për vendosjen e emrit të rrugës…

Shpërndaje

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka organizuar ceremoninë për vendosjen e emrit të dëshmorit të atdheut Ardian Kodra në rrugën ku ai jetonte.

Në fjalën e saj,kryekëshilltarja Brisela Kadija theksoi se me vendosjen e emrit të dëshmorit Kodra ,në një prej rrugëve të qytetit, nuk nderohet vetëm ai ,por e gjithë Shkodra.

Kadija vlerësoi emërtimin e rrugës “ Ardian Kodra” si përjetësim të dëshmorit.I biri i dëshmorit Kodra,tashmë në radhët e policisë së shtetit ,falenderoi Këshillin Bashkiak për vlerësimin ndaj të atit .Efektivi i FNSH-së Ardian Kodra ra në krye të dëtyrës në vitin 2016, në përballje me krimin.

Ardian Kodra është shpallur Dëshmor i Atdheut dhe është nderuar me dekoratën “Shqiponja e Artë”.

Shpërndaje