Është shfuqizuar “Bordi i Transparencës” për karburantet. Lajmi është brë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.
“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e la në fuqi, ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg?, thotë Ibrahimaj.
Bordi i Transparencës u krijua më 12 mars 2022pas krizës së karburanteve prej luftës në Ukrainë. Bordi i Karburanteve kishte në përbërje përfaqësues të biznesit dhe qeverisë, të cilët vendosnin çmimet në bazë të lëvizjeve në bursë.