Bizneset në Shkodër “të etur” për punëtorë/ Sindikata a Pavarur: Punëdhënësit nuk zbatojnë ligjin për pagën minimale…

Shpërndaje

Të gjithë jemi dëshmitarë se po të bësh një vëzhgim në Shkodër ajo që bie në sy është fakti se një pjesë e mirë e aktiviteteve tregtare po kërkojnë punëtorë.Megjithëse bizneset në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë fuqi punëtore, punëtorët nga krahu tjetër, po në mënyrë të vazhdueshme, refuzojnë të punojnë tek ta.Por cila është arsyeja e mungesës së fuqëisë punëtore. Në këndvështrimin e saj sindikata e pavarur thotë se ka shumë arsye që kanë ndikuar në rënien e interesimit të qytetarëve për të punuar në sektorin privat.

Sipas kreut të saj Albert Tuka mungesa e kontratave të punës, orari i stërgjatur, mos zbatimi i ligjit për pagën minimale nga puëndhënësi dhe së fundmi edhe shpopullimi janë ndër faktorët kryesor të mungesës së fuqëisë punëtore. Zgjidhja e duhur duhet të jenë politikat për nxitjen e punësimit, që të kemi mundësi që punonjësit të mos emigrojnë tha ndër të tjera Tuka.

Shpërndaje